Ambasadorja e Francës flet për negociatat e Shqipërisë: Po aq të rëndësishme sa Brexit

14 Tetor 2019, 13:12 | Përditesimi i fundit: 2019-10-14 14:27:59

KORÇË- Ambasadorja e Francës në vendin tonë, Christine Vasac ka komentuar nga Korça situatën pak para vendimit që vendet anëtare të BE-së pritet të marrin për hapjen ose jo të negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së. 

Vasac e ka cilësuar të rëndësishëm, vendimin që pritet të merret nga vendet anëtare të BE-së, ndërsa ka shtuar se ende nuk dihet nëse do të jetë pozitiv apo negativ. 

Ambasadorja e Francës ka folur edhe për takimin që ka pasur ditën e djeshme kancelarja Merkel dhe Presidentin e Francës, Macron, dhe një ndër çështjet e rëndësishme që besohet se është diskutuar kanë qenë negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Po ashtu, për Francën, negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, janë po aq të rëndësishme sa Brexit.

Nuk dua të fshihem pas gishtit. Ju keni ngritur pyetjet për rrugën europiane. Ju prisni, ne presim të gjithë bashkë përgjigjen e rëndësishme. Ne nuk dimë çfarë vendimi do jepet. Ky vendim do merret në unaminitet. Dje, kancelarja Merkel dhe Macron janë takuar në një takim të rëndësishëm.

Janë pyetje që na shpëtojnë dhe nuk i kapim dot. Është e vërtetë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin një vendim për hapjen e negociatave për në BE. Por ka çështje, që janë po aq të rëndësishëm siç është çështja e Brexit. Ky është një problem i madh jo vetëm për Francën, por gjithë vendet e Europes dhe na intereson të gjithëve. Por ka gjithashtu çështje të tjera, të tjera siç është çështja e ngjarjeve në Siri. Është gjithmonë kështu. Aktualiteti vonon mbledhjet e veta. Por dijeni, që dosja e hapjes së negociatave për Shqipërinë është shumë e  rëndësishme, sepse ne kemi miqësi të  vjetër me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.”, -tha ambasadorja e Francës.