Ambasadorja e SHBA takim kokë më kokë dy orë me Ramën

15 Maj 2020, 14:49

TIRANE-Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri Yuri Kim mesditën e sotme zhvilloi një takim me kryeministrin Edi Rama për rreth 2 orë. Takimi u zhvillua në selinë e qeverisë. Referuar situatës, temat e diskutuara mes palëve kanë qenë rreth aktualitetit politik dhe jo vetëm. Në një postim dje në Facebook, ambasadorja theksoi se ka 3 prioritete në Shqipëri.

"3 prioritetet e mia janë (1) forcimi i marrëdhënieve të mbrojtjes , (2) mbështetje për ngritjen & funksionimin e institucioneve demokratike; (3) rritja e tregtisë & investimeve. Të 3-ja kërkojnë sundim të ligjit, transparencë & fund të korrupsionit!", ka shkruar ambasadorja Kim.

    No videos found.