Ambasadorja franceze: Politikanë të shmangin gjuhën e urrejtjes! Me rëndësi që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme

19 Prill 2021, 13:24

Ambasadorja franceze Elisabeth Barsacq, ishte në linjë me ambasadorin e BE, Lugi Soreca, sa i përket rëndësisë që zgjedhjet e 25 prillit të jenë të lira dhe të ndershme si dhe të mos ketë shit-blerje të votave. Nga Elbasani, pas takimit me drejtues politikë të partive politike në vend, Barsacq u ndal po ashtu edhe te gjuha e përdorur nga politikanët gjatë fushates elektorale, ku tha se është e rëndësishme të hiqet gjuha e urrejtjes.