Ambasadorja Yuri Kim në Elbasan

10 Mars 2021, 10:50 | Përditesimi: 10 Mars 2021, 11:25

ELBASAN- Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka udhëtuar ditën e sotme drejt qytetit të Elbasanit. Nuk dihen ende motivet e këtij takimi, i cili vjen vetëm 2 ditë pasi partitë politike publikuan listat e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 25 prillit. Ndërkombëtarët, e në veçanti ka bërë thirrje të herëpashershme që emrat e kandidatëve të jenë me integritet, madje 3 ditë më parë përcolli një mesazh të fortë duke thënë se do të jenë pikërisht hartimi i listave që do të vërtetetojë sa të përkushtuar janë liderët në integrimin në BE.  

r.k./Shqiptarja.com