Amerika i rikthehet luftës, 40 ton bomba mbi vendstrehimet e xhihadistëve të ISIS

11 Shtator 2019, 12:02

Forcat Ajrore të SHBA kanë lëshuar 40 tonë bomba të drejtuara, në atë që e Presidenti amerikan Donald Trump e ka quajtur "ishull i infektuar nga ISIS" në Irak.

Avionët F-15 dhe F-35 u përdorën për të bombarduar ishullin e Qanus, i vendosur në mes të lumit Tiger në Irakun qendror, me qëllim shkatërrimin e vendeve ku fshihen luftëtarët xhihadistë.Trupat e batalionit të 2-të të operacioneve speciale në Irak u dërguan më pas për të pastruar zonën, e cila është përshkruar si një "zone tranziti shpërndarje" për luftëtarët e ISIS.

Forcat e koalicionit janë ende duke ndërmarrë operacione të pastrimit për të shkatërruar çdo luftëtar të ISIS të mbetur në ishull si pjesë e operacionit të ‘Tokës së Zezë’.

Që në vitin 2014, ISIS ka kapur zona të mëdha në Irak dhe Siri, përpara se të shpallte të ashtuquajturin kalifat.

Grupi terrorist u shpall shpartalluar në vitin 2017, kohë kur ata humbën fortesën e tyre të fundit në Baghouz.

Sidoqoftë, ISIS ekziston ende si një forcë guerile në Irak dhe Siri, duke u fshehur në rajone të shkreta.

Sipas një raporti të posaçëm të paraqitur pranë Kombeve të Bashkuara muajin e kaluar, grupi ende ka në përbërje rreth 30,000 luftëtarë dhe rreth 300 milion dollarë.