Duke nisur nga viti 2021 BE do të kërkojë viza për të gjithë shtetasit amerikanë që udhëtojnë nëpër Europë. Atyre që do të kalojnë kufirin do tu duhet një pasaportë, një kartë krediti për të aplikuar në Sistemin e Autorizimit dhe Informimit të Udhëtimeve Europiane. Kjo e fundit do i pajisë me një leje qëndrimi që i lejon të vizitojë Europën brenda 90 ditëve. Më përpara amerikanët nuk kishin nevojë për viza për të udhëtuar në shtetet e BE-së. Sistemi ETIAS është i njëjtë me sistemin e vizave në SHBA, Këto sistemi nuk kërkojnë intervista por kërkojnë pagesë për vizën dhe regjistrimin e vendit që do të vizitojë.
Ndërkohë sa i takon Britanisë së Madhe, BE mund gtë shtyjë vetëm disa javë daljen nga Unioni dhe vetëm nëse jep një arsye të veçantë për këtë, deklaroi presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani. ”Dalja e Londrës nga BE-ja, përcaktuar për më 29 mars, mund të shtyhet deri në fillim të korrikut”, tha Tajani për grupin mediatik gjerman, Funke Media Group.
”Por, edhe kjo shtyrje duhet të arsyetohet, le të themi për shkak të zgjedhjeve apo për shkak të një referendumi”, shtoi ai. Të martën e ardhshme, deputetët britanikë do të duhet të votojnë sërish për marrëveshjen e kryeministres May, pas refuzimit unanim të janarit. Nëse kjo marrëveshje refuzohet sërish, May do të lejojë një tjetër votim, një ditë më pas për çështjen nëse vendi duhet të largohet nga BE-ja në fund të marsit pa marrëveshje. Nëse edhe kjo refuzohet, atëherë të enjten deputetët duhet të votojnë për shtyrjen e Brexit. ”Një dalje kaotike do të jetë shkatërrimtare për ekonominë britanike”, theksoi Tajani.
