“Amerikë të kemi xhan jo për leksione!” Qytetari numëron “pengmarrësit” e Shqipërisë

4 Shkurt 2021, 12:15

Gjatë një komunikimi të drejtpërdrejtë në emisionin e mëngjesit “Shtypi i ditës dhe ju” një qytetar u ndal tek deklarata e ambasadores Yuri Kim për dekriminalizimin. Ne e duam Amerikën tha ai, por nuk kemi nevojë për leksione. Dihet se kush janë politikanët përgjegjës për gjendjen e vendit, tha telefonuesi dhe për këtë të flitet me emra konkrete, sic i renditi edhe vetë sipas mendimit të tij ata që mendon se janë përgjegjës për situatën në vend.