'Amnisti' për veprimet e Presidentit Meta? Spiropali në Report TV: Të kalojë pandemia! Zgjedhoren e votojmë edhe pa PD-LSI

6 Maj 2020, 19:03

Ministrja e Shtetit  për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali në një intervistë për Report Tv me gazetarin Besard Jacaj foli për marrëdhëniet e reja të 'ngrohta' dhe 'flirtet' që qeveria dhe presidenti Meta kanë nisur në këtë periudhë pandemie. Spiropali i cilësoi këto marrëdhënie si normale në një kohë pandemie ku fokusi kryesor është mbrojtja e qytetarit dhe jo aksionet politike.

Spiropali është një nga personat që e ka sulmuar më së shumti Presidentin Meta, por këto sulme kanë ndaluar që me 'paqen e re institucionale' të ndodhur këto dy muaj qeveri-president. Për Spiropalin kjo nuk ka asnjë lidhje pasi mazhoranca nuk ndryshon asnjë qëndrim në lidhje me veprimet antikushtetuese të presidentit Meta, por nëse do të ketë një 'amnisti' për këto sjellje ndaj të cilit ka nisur dhe një proces hetimor për shkarkimin, Spiropali u shmang duke thënë se fillimisht të kalojë pandemia.