Amnistia fiskale, Arben Malaj për Report Tv: Shumat deri në 50 mijë euro të mos tatohen

24 Prill 2020, 17:22

Përveç marrjes së masave për të përballuar krizën që po shkakton COVID-19, qeveria po punon edhe për finalizimin e draftit për amnistinë fiskale, që pritet të miratohet brenda muajit maj në Kuvend. Projektligji i amnistisë fiskale, parashikon jo vetëm hapjen e dyerve për të derdhur në sistemet bankare paratë e emigrantëve, por edhe legalizimin e bilanceve reale, që shumë kompani i kanë mbajtur të fshehura në vite.