Amnistia fiskale/ PD: Shqipëria do shndërrohet në lavatriçen më të madhe të parave të pista

13 Qershor 2020, 14:35

TIRANË- Partia Demokratike ka dalë kundër amnistisë fiskale, duke thënë ajo do ta shndërrojë Shqipërinë në lavatriçen më të madhe të parave të pista të krimit të organizuar dhe korrupsionit në Europë!

Nga selia blu, ish- deputetja e PD-së, Jorida Tabaku tha se ky është një tregues se si kjo qeveri ka prioritet vetëm pasurimin e oligarkëve, dhe jo të qytetarëve shqiptar ku me këtë aminsti sipas saj, synon që të ndihmojë të inkriminuarit dhe organizatat kriminale që të pastrojnë pasuritë dhe paratë e tyre në mënyrë të paligjshme.