Ana tjetër e COVID-19...Në shtëpi me njerëzit e zemrës! Artistët kreativë edhe në karantinë, humor e mesazhe sensibilizuese

16 Mars 2020, 17:09

Gjatë këtyre ditëve kaotike, në betejën me Virusin Korona (Covid-19), brenda dyerve të shtëpive çdokush përpiqet të mposht rrezikun, frikën, por pse jo ta shfrytëzojë këtë kohe për të rizbuluar vlerat e detajeve në dukje të thjeshta. Përtej ankthit të së panjohurës figura të botës së artit, tregojnë për “ReportTV” se si e menaxhojnë këtë mbyllje të imponuar nga një faktor mikroskopik. Koha me familjen, zhvillimi i një sërë aktivitetesh nga ato kulinaret, tek lojërat, e mbi të gjitha arti, që mbetet kryefjalë për t’u çliruar nga kjo trysni, edhe psikologjike e këtyre ditëve të vështira.