Analizat për COVID zbuluan diabetin tek shqiptarët, mjeku Dashamir Gjergji: Kortizonikët të mos përdoren në fillesa të virusit

4 Prill 2021, 15:29

Numri i diabetikëve është rritur gjatë periudhës së pandemisë, dhe shumica e kanë zbuluar se kanë këtë sëmundje, prej analizave të kryera për COVID-in. Mjeku endokrinolog Dashamir Gjergji tregon se shtimi i diabetikëve është ndikuar edhe nga  përdorimi masiv i barnave gjatë trajtimit për koronavisurin.

Në të vërtet nuk është se COVID shkakton diabet por shpeshherë terapia, mjekimet që janë marrë për të trajtuar covidin kryesish barna që ne i themi kortikosteroid apo kortizonik qw i njeh ndryshe populli, ka patur le të themi një përdorim masiv të këtyre barnave. Përdorimi i këtyre barnave shoqëruar dhe me stresin infektiv pra që jep COVID ka cuar në një rritje më të madhe të numrit të të prekurve me diabet. Ndoshta është diagnoza më e mirë që është bërë në këtë periudhë për shkak se të sëmurët duke ndjekur sëmundjen e covidit kanë bërë edhe ekzaminime të tjera, kanë bërë dhe analiza të tjera”-u shpreh mjeku.