Andi Përmeti: Ja përse Rama-Basha kanë frikë nga Bindja Demokratike dhe Rudina Hajdari

8 Maj 2019, 12:12

Andi Përmeti deputet në Kuvendin e Shqipërisë nga listat e PD-së, por themelues i Bindjes Demokratike, partisë më të re opozitare ka mbajtur një fjalim sot në Kuvendin e Shqipërisë duke akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e PD-së, Lulzim Basha se nuk duan që të ndryshojnë sistemin politik, pasi kanë frikë nga 'BD'-ja dhe Rudina Hajdari.

"Sot u diskutua me detaje per veprimtarine e Bankes se Shqiperise por nuk u tha asnje fjale per krizen e thelle ekonomike qe ka perfshire Shqiperine. Papunesia ka arriturr majat, njerezit nuk kane me cfare te ushqehen dhe ketu sigursht qe nuk perfshij te ushqyeren me lugen bosh te propagandes qeveritare nga ERTV dhe as uljen e papunesise nga emigrimi i dhjetra mijerave te rinjve. Ketu po flas per faktin qe asnje nga drejtuesit e qeverise dhe as te opozites nuk kand nje plan ose nje veprim konkret per te permiresuar ekonomine.

Per ata jashte zgjidhet gjithcka me disa qe kane vite qe i perdorin, ndersa per keta brenda Shqiperia po lulezon dhe ska nevoje per zgjidhje. Vet njerezit e bejne diferencen.  Po kjo nuk mbyllet me kaq. Ka dy jane qe skam degjuar asnje fjale te vetme per ekonomine. E vetmja gje per te cilen opozita dhe pozita ka folur te pakten keto dy jave eshte Bindja Demokratike dhe Rudina Hajdari. Perse Edi Rama dhe Lulzim Basha kane kaq shume frike nga Bindja Demokratike? Perse Edi Rama dhe Lulezim Basha kane kaq shume frike nga Rudina Hajdari? A ka me shume vota Rudina Hajdari se PS? Veshtire.

    No videos found.