Anët pozitive të pandemisë, shqiptarët do të duan më shumë njëri-tjetrin

17 Prill 2020, 19:33

Psikologja Alborena Hylviu, në një lidhje skype për Report TV, tha në emisionin ’Repolitix’ se, nga Covid-19 një ditë do mbetet një kujtim për të gjithë dhe se shoqëria do të ndryshojë për mirë. Njerëzit do të bëhen më të mirë, do ta duan njeri-tjetrin më shumë, do t’i rikthehen familjes, punës përditshmërisë. Kjo situatë do t’i bëjë njerëzit edhe më human. Prindërit të mbajnë afër fëmijët, të gjithë të mundohen që t’i bëjnë të lumtur personat e dashur.