TIRANE-Apartamentet te banesat sociale në Shkozë janë vendosur në dispozicion për të akomoduar të prekurit nga tërmeti në Thumanë dhe Durrës që humbën familjarët e tyre. Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama dhe kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj së bashku me banorët e tjerë të zonës i mikpritën me duartrokitje vëllezërit dhe motrat e familjes Lala që humbën jetën.
Dje tragjedia u rëndua akoma më shumë në këtë familje, pasi ndërroi edhe Fiqirete Lala 64 vjeçe. Kunata e saj u shpreh se "Mire ne por na vdiq dje një nuse e vëllait, ishte operuar nga tëmthi, pastaj e diktoi se asnjë nuk shkoi ta shikonte". "Kjo është shtëpia juaj tani. Keni tre shtëpi në këtë apartament" u tha Rama.
Ndërsa Veliaj theksoi se do të kenë edhe një mjek në dispozicion, por edhe ushqim tre vaktet falas. "Ata nuk i kthejmë dot" tha Rama, ndërsa u tha familjarëve se "Për cfarë të keni nevojë unë jam këtu. Unë e dija që ju nuk do të rrinit atje, prandaj atje do të ndërtojmë një çerdhe". Kryeministri u kërkoi banorëve që t'i presin me ngrohtësi anëtarët dhe ti trajtojnë me kujdes.
Gjithashtu, Rama kishte një porosi edhe për kryetarin e bashkisë, Erion Veliaj duke i kërkuar që të lyejë muret e pallatit. "Unë dal në 5:30 unë dal në 4:30 do dalësh të lyesh shkallën" tha ai. Vëllezërit dhe motrat e familjes janë zhvendosur në Tiranë tashmë te banesat sociale.