Anëtari i LSI-së në Poliçan: Më kanë dhunuar të afërmit e kryetarit të bashkisë!

21 Prill 2021, 23:28

Anëtari i Lëvizjes Socialiste për Integrim për Poliçanin, Luan Tare tha në një prononcim për mediat se është dhunuar nga 7 persona dhe ato janë të afërm të kryetarit të Bashkisë. Ai tha se kanë tre muaj që i bëjnë preson dhe se e kanë goditur për shkak të bindjeve të tij politike.

‘Quhem Luan. Isha duke ikur për shtëpi kisha blerë ushqime, pa hyrë tek hyrja më dolën 7 çuna. Më thirri njëri e pashë që kishin qëllim që të më rrihnin. Aty më kanë rrahur më kanë bastarduar. Ata kanë të bëjnë me kryetarin e bashkisë. Pastaj kam marrë në telefon 129.  Ka ardhur policia, në kohën që ka ardhur policia ka ardhur vëllai kryetarit dhe më ka goditur. Unë i thashë policit mbaji deri sa të shkoj në shtëpi. Më dhimbtë shpirt. Hë më thonin do ta mbash  më kapelen e LSI-së. Kanë tre muaj që më bëjnë presion. Më dhemb këmba e djathtë. Më dhëmb koka shumë. Aty më kanë rrahur. I njoha!’ -tha ai.