Anëtarja e forumit të PD me pankarta në tryezën e OSBE: Borschardt ik nga Shqipëria

1 Nëntor 2019, 09:25

TIRANE- Ka nisur me një incident tryeza e OSBE për forumin për zhvillimin e medias. Tre vajza me pankarta në duar kanë kërkuar largimin e Bernd Boshcardt nga tryeza dhe Shqipëria.

Ato kanë thirrur njëzëri 'Borschardt shame on you'. Ambasadori i OSBE ka zgjedhur të injorojë thirrjet e tyre duke vijuar me rendin e ditës.

Mësohet se një prej vajzave të cilat kanë bërë thirrje kundër ambasadorit të OSBE, është Enxhi Turtulli, anëtare e Forumit të PD, e cila është parë e angazhuar disa protesta të opzozitës.