Anëtarja e KQZ: Jam me COVID, i prekur dhe bashkëshorti! Po punojë nga shtëpia! Përfaqësuesi i PD-së: Ç’thua moj? Ashtu kam edhe unë nusen

30 Nëntor 2020, 16:49

Anëtarja e KQZ-së, Hegla Vukaj është pozitive me COVID-19. Lajmi është konfirmuar nga vetë ajo gjatë mbledhjes online të KQZ-së, ndërsa thekson se pozitiv është edhe bashkëshorti i saj. Ajo shprehet se është në ditën e 7 të infeksionit dhe se aktualisht po punon nga shtëpia.

Ndaj saj janë shprehur urimet që të shërohet sa më shpejt edhe nga koleget e saj, mes të cilëve edhe Ledio Nuraj, i cili tha se kishte gjithashtu bashkëshorten me COVID-19 në ditën e 11-të.