Anëtarja e vlerësimit të kandidaturave në PD flet për Report TV: Ish-deputetët s'i shpëtojnë vettingut të komisionit

31 Gusht 2020, 14:51

Këtë të hënë, Komisioni për Vlerësimin e Kandidatëve në selinë blu ka nisur fazën e dytë të punës. Formularët e Vetëdeklarimit që iu dërguan 946 kandidatëve të filtruar nga faza e parë, ndodhen në tryezën e Komisionit, pas 5 ditëve afat që iu la për të plotësuar të dhënat e detajuara nga jeta, shkollimi, puna, pasuria apo problemet me ligjin. 

Të parët që do të nënshtrohen filtrit të dytë të Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve do të jenë ish deputetët, të cilët edhe pse nuk ishin të detyruar të plotësonin formularin, nuk do t’i shpëtojnë rivlerësimit të Komisionit, për të dhëna shtesë për ta.