Angli, qen në aeroporte që zbulojnë koronavirusin në 0.5 sekonda, nuhasin deri në 750 vetë në orë

24 Prill 2020, 17:52

Të përdorin qentë për të diagnostikuar shpejt të prekurit nga Covid përmes nuhatjes. Kjo është përpjekja më e fundit që po bëhet në Mbretërinë e Bashkuar, ku studiuesit nga ‘Dogs Detection Medical’ po trajnojnë qentë snajfer, qen të përdorur deri tani për qëllime mjekësore për të zbuluar kancerin ose sëmundjen e Parkinsonit, por tani me një tjetër qëllim; për të zbuluar nëse një person është bartës ose jo i koronavirusit.