Anija me flamur italian ngeci në Triport të Vlorës, nxirret nga Roja Bregdetare, flet kapiteni

9 Dhjetor 2019, 13:30

Një anije tip “Velier” ngeci në cekëtinë në Triport në Vlorë, por Roja Bregdetare, bashkë me Policinë Kuftitare, ka mundur që me anë të një vinçi të nxjerrin prej aty.

Mjeti ishte me flamur italian dhe me ekuipazh një çift ukrainas dhe një rus, të cilët janë larguar për në vendin e tyre, duke lënë në anije vetëm kapitenin e anijes.

Mësohet se shkak për incidentin është bërë mosorientimi i ekuipazhit çka bërë që në vend që të shkonin drejt portit të Vlorës, ata janë drejtuar gabimisht drejt Triportit.

Raportohet se nuk ka dëme në njerëz apo materiale, ndërsa në një prononcim për Report Tv, kapiteni i anijes është shprehur se ata ishin para një jave nga Italia, por që për shkak të koordinatave të gabuara, janë orientuar gabim.