Anija turistike pësoi defekt në Karaburun, shpëtohen italianët dhe shqiptarët në bord

4 Shtator 2019, 20:43 | Përditesimi i fundit: 2019-09-04 22:53:42

VLORE-Një anije turistike me italianë dhe shqiptarë në bord është shpëtuar nga Roja Bregdetare në Vlorë pasi pësoi defekt në Karaburun. Report Tv siguron pamjet e anijes turistike.

Roja Bregdetare u sinjalizua në orën 18:15, ndërsa ndërhyri me shpejtësi dhe në 18:50 turistët shqiptarë dhe italianë që ishin në bord u shpëtuan. Në 19:00 anija u imbarkua në portin e Vlorës, ku të gjithë turistët janë në gjendje të mirë.Gazetari i Report Tv në Vlorë Armand Xhelili raporton se anija kishte probleme me sistemin e helikave e zhurma dhe si pasojë kishte humbur shpejtësinë duke mbetur në Karaburun.

Komandanti i anijes së shpëtimit Erald Haskocelaj tregoi si morën njoftimin ndërsa turistët ishin të alarmuar.

"Morëm njoftim që mjeti në afërsi të Karaburunit kishte probleme. U njoftuam se turistët ishin alarmuar. Menjëherë me policinë kufitare i dhamë ndihmën mjetit dhe turistët janë larguar me një tjetër anije turistike dhe anija 'Esperenca' vijoi imbarkimin në portin e Vlorës ku iu bë kontrolli" tha ai.