Anila Varfi: Në çmendurinë e modernitetit dhe babëzisë, bota ka shtangur e tmerruar para Covid-19!

18 Prill 2020, 14:17

Teatri Kombëtar ka shpërndarë për ndjekësit një video ‘reflektimi’ për situatën e krijuar nga koronavirus në vendin tonë, por edhe në të gjithë botën. Me tekst të shkrimtares së njohur Anila Varfi, ‘Si në ditën e shtatë të krijimit…’, një thirrje sesi bota kishte nëvojë për këtë ‘shtangie’, pasi sipas shkrimtares së njohur njerëzimi ishte përfshirë në cmendurinë e babëzisë dhe kishte harruar të jetonin gjërat e bukura, ato që kanë vërtet rëndësi. Një mesazh për t;u dëgjuar, në kohën kur gjithçka ka stopuar para rrezikut të Covid-19.