Ankaraja do shpallë zyrtarisht të përfunduar ofensivën ushtarake në Siri, pas armëpushimit 150 orësh

24 Tetor 2019, 11:16

Ankaraja zyrtare ka deklaruar se do ta shpallë të përfunduar operacionin ushtarak në Sirinë veriore tashmë që trupat e saj dhe ato ruse janë vendosur në të ashtuquajturën zonë sigurie.

Përfundimi i ofensivës është duartrokitur nga nga Donald Trump, i cili njofton edhe heqjen e sanksioneve të vendosura për Turqinë pasi armëpushimi tani do të jetë i përhershëm.

Presidenti amerikan gjithashtu ka pretenduar gjithashtu autorësinë e fundit të luftës.

‘Ne – tha ai- ia arrritëm të ulnim në tryezën e bisëdimeve presidentin turk dhe e detyruam atë të nënshkruante marrëveshjen e armëpushimit’.

 “Le të luftojë dikush tjetër për këtë rërë të njollosur për një kohë të gjatë nga gjaku”, tha Trump.

Presidenti amerikan gjithashtu paralajmëroi se do t’i rivendosë sërish sanksionet Turqisë, nëse Erdogan bën diçka që nuk do t’i pëlqejë atij.

Por ndërkohë Administrata Amerikane ka kërkuar hapje e hetimeve për krime lufte ndaj Turqisë. Sipas saj, Turqia në bashkëpunim me xhihadistët ka ekzekutuar pa gjyq kurd të pafajshëm dhe përmes reprezaljeve ka detyruar zhvendosjen e rreth 300 000 personave.

Në më pak se 10 ditë ofensiva turke në Siri ka shkaktuar qindra vdekje mes popullatës civile. Por ndërkohë Salih Muslim Muhammad, udhëheqësi i Partisë Demokratike të Bashkimit Kurd ka paralajmëruar perëndimin dhe NATO- n të mbajnë nën vëzhgim Turqinë, që sipas tij, mund të përdorë teknologjinë dhe armët e Alenacës për të pushtuar qytete dhe masakruar civilët.