Ankimoi sekuestron e celularit, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Erion Veliajt

24 Prill 2025, 11:44 | Përditesimi: 24 Prill 2025, 11:44

Apeli i Posaçëm rrëzoi kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për sekuestron e celularit. Vendimi u mor nga gjyqtari i Apelit të GJKKO, Engert Pëllumbi.

Veliaj kërkonte kthimin e celularit, që iu sekuestrua më 10 shkurt, në të njëjtën ditë që u arrestua nga agjentët e BKH në zyrat e Bashkisë së Tiranës.

Po sot në Gjykatën e Lartë do shqyrtohet edhe një rekurs i vëllait të Veliajt, Arbër Veliaj po ashtu për sekuestron e celularit të tij.

E.H/Shqiptarja.com