Jahti më i madh në botë ka zbarkuar paraditen e kësaj të shtune në gjirin e Sarandës.
Lajmin e ka ndarë në Instagram edhe kryeministri Edi Rama, ku mes të tjerash shkruan se pak vite më parë, diçka e tillë as nuk imagjinohej. Report Tv ka siguruar pamjet ku duket jahti gjigant i ankoruar në bredgetin e Sarandës.
Jahti “Sailing jaht A”, është nën pronësinë e miliarderit rus, Andrey Igorevich Melnichenko, me vlerë 500 milionë dollarë.