Në rend të ditës gjatë seancës së Kuvendit po diskutohet për miratimin i disa ndryshimeve në ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe ligjin për statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve. Parashikohet që të miratohen 2 ndryshime ligjore të ligjeve më të rëndësishme të reformës në drejtësi për të arritur dy qëllime:
Së pari synon të zhbllokojë procesin e betimit të gjyqtarëve kushtetues dhe prokurorëve të posaçëm duke evituar bllokimin e këtij procesi nga institucione të tjera siç mund të jetë ai i presidentit.
Së dyti, lidhet me atë që kryeministri e quan KÇK. Inspektori i Lartë i Drejtësisë sa herë do të ketë një denoncim të arsyeshëm apo çështje të tjera që vihet në dijeni përmes medias apo referimeve të tjera, brenda 3 ditëve KLGJ apo KLP me kërkesë të ILD duhet të marrë një vendim të arsyetuar për pezullimin e menjëhershëm të gjyqtarit apo prokurorit të dyshuar në shkelje, duke mos pritur përfundimin e hetimit.