TIRANE - Ministrja e Financave Anila Denaj ka deklaruar sot në studion e ERTV shifrat e rezultateve të para të kontrolleve të ushtruara në terren nga ana e administratës tatimore, ndërsa theksoi se strukturat e linjës kanë përgatitur plan operacion për sektorët: turizëm, ndërtim, 3 nënprodukte të akcizës (karburanti, ciga6rja dhe pijet alkolike).
“Në sektorin e turizmit, nga 1 Korriku janë kryer 1173 verifikime ku janë konstatuar 417 shkelje. Kemi evidentuar dy fenomene që vazhdimisht përsërisin vetveten në gjithë bregdetin. 1600 biznese të regjistruara në booking por jo në organet tatimore. Në vajtjet e mia në terren dhe në komunikimin tim me bizneset, ndërgjegjësimi ka qënë në fokus dhe shumica e bizneseve kanë pasur neglizhencë. Regjistrimi kryhet vetëm brenda 24 orëve”, tha Denaj.
“Ne kemi plan operacional për të katërt sektorët. Së pari turizmin, së dyti sektorin që përfshin 3 nënprodukte të akcizës, karburanti, cigarja dhe pijet alkolike, ku edhe janë identifikuar subjektet me rrisk, të paktën 160 tatimpaguers që operojnë në fushën e karburanteve, 50 prej tyre janë analizuar dhe 30 do të kalojnë për hetime. Sektori i pestë është ndërtimi i cili është kompleks në mënyrën se si e shfaq evazionin. Në sektorin e ndërtimit, në kontekstin e rriskut ne kemi evidentuar 453 subjekte”,deklaroi Ministrja e Financave.
Lidhur me masat e marra në raste shkeljesh, tha Denaj, kur biznesi nuk është regjistruar, është vendosur shiriti sepse duhet të zbatojme ligjin, por ama është kërkuar që biznesi të shkojë të regjistrohet dhe brenda 24 orëve janë hequr shiritat. Më e vështira sipas saj, do të ndodhte nëse mbyllja do të ndodhë për një muaj, kur ka përsëritje të evidencës që kuponi tatimor nuk jepet.