Anti-Informaliteti/ IMT prish 7 garazhe në Vlorë të ndërtuara në hapësira publike

7 Gusht 2019, 14:46 | Përditesimi: 7 Gusht 2019, 14:46

VLORË- Inspektoriati i Mbrojtjes së Territori ka shembur 7 garazhe të ndërtuara në hapësirat publike. Ky aksion ka nisur ditën e sotme dhe është vijimësi e aksioneve kundër informalitetit të nisur që në muajin korrik dhe është shtrirë në të gjithë vendin. 

Këto garazhe ishin të ndërtuara në lagjen "Kushtrimi" në qytetin e Vlorës. Mësohet se ky aksion do të vijojë edhe në ditët në vijim ku priten që të shemben edhe dy garazhe të tjera.

b.ha./Shqiptarja.com