Anti-informaliteti kontroll rreth 500 subjekteve në 5 ditë: 89 u kapën me shkelje! Mbyllen 2 biznese

20 Tetor 2019, 16:45

89 subjekte janë konstatuar në shkelje nga 484 kontrolle që janë kryer nga inspektorët e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, në vetëm 5 ditë. Sipas njoftimit të tatimet shkeljet më të mëdha janë konstatuar përsa i përket mallrave që  dispononin 15 tatimpagues që ishin pas dokumentacion tatimor.

Po ashtu vazhdojnë shkeljet sa i takon mos regjistrimit të bizneseve në organet tatimore, me këtë shkelje janë konstatuar 10 subjekte. Nga kontrollet e kryera 6 tatimpagues janë ndëshkuar për mos lëshim të kuponit tatimore hera e parë ndërsa 2 tatimpaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike për moslëshim kuponi tatimor hera e dytë. Ndërkohë janë identifikuar 10 subjekte që nuk kanë pasur të instaluar pajisjet fiskale dhe 6 tjerë nuk i mbanin pajisjet fiskale në gjendje pune.Ndërsa vazhdon që bizneset të mos deklarojnë punonjësit, pasi 10 subjekte janë penalizuar pasi janë konstatuar me punonjës të padeklaruar, nga të cilët 8 subjekte janë të përgjegjësisë tatimore “biznes i vogël” dhe  2 subjekte janë të përgjegjësisë tatimore “biznes i madh”.