Anti - informaliteti, Denaj: ‘STOP ‘marifeteve’ të bizneseve për t’i shpëtuar ndëshkimeve

5 Gusht 2019, 12:08 | Përditesimi i fundit: 2019-08-05 17:19:14

TIRANË- Në kuadër të aksionit anti-informalitet, ministrja Anila Denaj ka deklaruar se do të ketë ndryshime në Kodin e procedurave Tatimore. Kjo gjë synohet për të parandaluar subjektet që t'i shpëtojnë masave ndëshkuese me anë të vendimeve gjykate, apo të "marifeteve" të tjera, siç i quajti minstrja, që përdorin subjekte.

Ajo ka bërë një përmbledhje të aksionit kundër informalitetetit, në disa fusha të caktuara si ajo e ndërtimit, hidrokarbureve, hoteleri-turizëm.

"Në hoteleri turizëm- 2000 subjekte të ispektuara. 1400 subjekte 38% me probleme në sigurimin e punonjësve.

Booking nuk kanë përfaqësues për të formalizuar procedurat e deklarimeve të subjekteve në Shqipëri. Ka raste që subjektet mund t'i kenë shpëtuar masave ndëshkuese, me vendim gjykate ose "marifete të tjera" duke na bërë që të marrim masa në ndryshimin e kodin e procedurave tatimore.

Karburantet- 231 karburante të kontrolluara. 1200 subjekte do vendosen plumbçet në të gjitha njësitë.

Cigaret, pijet alkoolike-vazhdojnë kontrollet, nuk do të ketë asnjë tolerancë ndaj tyre.  

Ndërtimi- Do kontrollohen160 subjekte me rënie në xhiro. Janë përcaktuar 20 subjekte e mëdha që do të inspektohen. 10 subjekte në shkelje të referuara në Prokurori

200 studentë të sapo diplomuar ku do administrojnë strukturat e monitorimit në terren. Synohet formalizmi i ekonomisë shqiptare", tha Denaj.