Anti-KÇK, Bushati: Asnjë kosto shtesë në buxhet për OFL-në, aksioni mund të shtyhet dhe dy vite

15 Shkurt 2020, 15:26

Paketa e shumë diskutuar Anti KÇK për deputetin e Partisë Socialiste, Ervin Bushati, do të ketë kosto marramendëse për krimin e organizuar, ndërsa aksioni i OFL-së nuk do të ketë ngarkesë për buxhetin e shtetit.

“Kostoja e këtij aksioni është në shifra marramendëse për atë që i bën dëm shoqërisë. Nuk do të ketë ngarkesë për buxhetin e shtetit, është parashikuar te fondet, ka një zë të veçantë. Nëse kjo funksion dhe do bëhet 10-fishi i punës kostot edhe mund të rriten por është investimi i duhur”, u shpreh Bushati.Bushati pranon se shteti shpesh herë është treguar më i ashpër me biznesin e pastër se me krimin. Sipas tij, ky abuzim duhet të marrë fund.

“Ne shpesh herë tregohemi më të ashpër me biznesin shqiptar. Ne kemi kaluar ligje ku kalon në vrimën e gjilpërës i drejti kush është nga biznesi dhe duhet të jetë shumë më shumë i deklaruar dhe i pastër dhe korrekt në raport me shtetin se sa po kërkojmë për këta personazhe të botës së krimit që ne e dimë se pa studiuar, pa investuar, pa kryer aktivitet tregtar dhe ekonomik kanë disa prona që nuk i justifikojnë dot. Nuk mund të jemi më tepër të ashpër me biznesin e pastër që mbajnë këtë shtet me taksat që paguajnë, ndërkohë që këta nuk paguajnë as taksa asgjë”, tha Bushati.

Relatori i projekligjit për sekuestrimin e pasurisë Ervin Bushati sqaron se nëse paratë e sekustruara do të justifikohen ato do të kthehen.

    No videos found.