Anti-KÇK-ja, Rama: Verifikim, jo gjyq! Politikanët? S'mund të kthehemi në diktaturë, e bën drejtësia e re

6 Shkurt 2020, 11:11

Pyetjes se përse nuk është përfshirë verifikimi i pasurisë së politikanëve në aktin normativ kundër KÇK-së, kryeministri u përgjigj se nuk mund të rikthehet në 1945 në diktaturë,pasi këtë gjë tani do ta bëjë drejtësia e re. "Si mund të bëhej përpara se të kishim SPAK-un? Si mund të guxonim përpara të ndiqnim pasuritë e krimit. Gjykatat që kishim dhe kemi janë të infektuara nga krimi, janë pjesë e krimit dhe jo vetëm bashkëpunojnë. Na u desh të prisnim që të punonim në një terren ku policia nuk do të poshtërohej. Tani këto cështje do të gjykohen nga ata që kanë kaluar vettingun. Të gjitha ata gjyqtarë që nuk justifikojnë pasurinë do të dalin jashtë sistemit dhe në të ardhmen mund t'u nënshtrohen padive. Është e guximshme, por e thjeshtë, ata që janë dënuar për trafik, mafie, terrorizëm si edhe në vrasje duhet të vërtetojnë që shtëpia, biznesi vjen nga puna. Policia duhet thjeshtë të raportojnë bazuar në një listë të mbyllur.

Ka një regjistër të personave të dënuar, është thjeshtë një situatë ku të gjithë duhet të përgjigjen. Është verifikim administrativ, jo proces gjyqësor. Politikanët është e thjeshtë, nuk është qeveria, apo unë dhe policia, është sistemi i drejtësisë, kjo është arsyeja pse po reformojmë drejtësinë, do të kërkojë kohë dhe forcën e institucioneve. Unë nuk kam pushtetin e 1945 që të ndjek politikanët dhe të them se keni bërë dicka të gabuar. Nëse në të ardhmen kapen dhe dënohen sikur janë dënuar këta njerëz. Edhe për partinë është e njëjta gjë, nuk është vend ku bën hetime apo gjyqe, apo ku ti zgjedh se kush do të marrë pjesë. Dhe partia nuk gjykohet nga keqbërja e disa individëve, por si reagon. Nuk mund të thuash një rast kur nuk jemi distancuar kur drejtësisë i është dashur të bëjë punën e vet" tha ai.

  •  

    No videos found.