TIRANE- OSBE ka dhënë miratimin për ndryshimet e fundit të bëra në paketën anti-shpifje, në bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë shqiptare. OSBE vë në dukje se është punuar për të përmirësuar projekt-ligjin mbi median, siç është eleminimi i detyrimit të regjistrimit, vendosja e masave mbrojtëse lidhur me standardet ndërkombëtare si dhe përcaktimi i kufinjve të rreptë për përmbajtjen.
OSBE thotë se drafti përfundimtar eleminon rolin e AKEP ndërsa do të vazhdojë punën për të zvogëluar nivelin e gjobave, ndërsa paralajmëron se do të monitorojë nga afër zbatimin e ligjit, i cili nuk duhet të pengojë lirinë e shprehjes për mediat.
e kemi punuar me kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e Shqipërisë deri në minutën e fundit për të përmirësuar projektligjet për median, dhe për t’i sjellë ato në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe angazhimet e OSBE-së.
Shumë përmirësime janë bërë në versionin e fundit të botuar sot në krahasim me projektligjet e mëparshme. Detyrimet e regjistrimit janë eliminuar, masa mbrojtëse të përgjithshme lidhur me standardet ndërkombëtare janë prezantuar (neni 4); janë prezantuar kufij të rreptë për marrjen e përmbajtjes.
Rregullimi i së drejtës së përgjigjes është përshtatur me nevojat e botimeve elektronike dhe është kufizuar për të shmangur keqpërdorimet (neni 53/1); atribuimi i ri i AKEP është eleminuar.
Puna do të vazhdojë për të ulur nivelin e gjobave, dhe për miratimin e një instrumenti nënligjor të ardhshëm, në mënyrë që të garantohet se nuk mund të vendosen gjobitje jo proporcionale për ofruesit e shërbimeve elektronike të publikimit.
Zyra ime do të monitorojë nga afër zbatimin e ligjit i cili në asnjë mënyrë nuk duhet të pengojë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave. AMA duhet të zbatojë ligjin në një mënyrë vërtet të pavarur.",tha Rama.