Anulimi dhe ardhja e vaksinave nga Pfizer, Rama: O vijnë sot o vijnë sot, 30 mijë doza të tjera në prill

2 Mars 2021, 15:32 | Përditesimi i fundit: 2021-03-02 15:46:01

Kryeministri Edi Rama është përgjigjur se pse vaksinat e Pfizer mbërritën në Shqipëri bashkë me të, ndonëse ishte lajmëruar se do të shtyhej ardhja e tyre.  Ai shtoi se përpos dozave të djeshme është marrë garanci për 30 mijë vaksina të tjera Pfizer që pritet të vijnë në muajin Prill.

“Ndodhi ajo që ndodh gjithmonë me mua dhe ata që flasin anglisht dhe fatmirësisht në këtë pjesë jam i kënaqur që nuk jam vetëm se kam dhe dy të tjerë. Ndodhi ajo me gishta në vesh. Ndodhi ajo që o do vijnë sot, o do vijnë sot. Unë vërtetë jam lypësi më i madh por nuk jam lypës që kthej faqen tjetër. Jo vetëm ndodhi ajo por si rezultat i asaj ndodhi dhe tjetra. Morëm dhe angazhimin për 30 mijë vaksina të tjera nga Pfizer në muajin Prill. Sa i përket të parës jo nuk do të bëni gabimin që bën Ilir Meta”, tha Rama.