Anulimi i prokurimeve publike/ Basha: E përshëndes, por e vonuar! Hapi i radhës anulimi i koncesioneve

1 Prill 2020, 15:39

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, lulzim Basha ka përshëndetur vendimin e qeverisë për anulimin e prokurimeve publike që nuk kanë lidhje me koronavirusin, por edhe pse e cilëson si një vendim të vonuar. Teksa e quan një lajm të mirë, Basha kujdeset të theksoj se kjo ka qenë një kërkesë të cilën opozita e ka artikuluar prej kohësh. Për këtë arsye i bën thirrje qeverisë që të marrë parasysh propozimet e bëra nga opozita dhe të mos humbasë kohë.