Aparaturë e re tek ‘Shefqet Ndroqi’, flasin kirurgët: Fjala e fundit e teknologjisë

28 Shtator 2019, 17:26

Në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” është instaluar një aparaturë e re mjekësore, e para e këtij lloji në Shqipëri. VIO 3 quhet pajisja me anë të së cilës kryhen internvente kirurgjikale dhe ekzaminime invasive me metoda të avancuara.

Sipas kirurgëve, aparatura e re që sapo është instaluar shkurton kohën e ndërhyrjes dhe përmirëson kushtet e punës. Me anë të aparaturës moderne, për arsye se mundësohen ndërhyrje me më pak hemoragji dhe me më pak komplikacione, edhe koha e rehabilitimit të pacientëve është më e shpejtë duke shkurtuar ditëqēndrimin e pacientëve në spital