Apartamente, biznese dhe tokë në Tiranë e Vlorë, sekuestrohet pasuria me vlerë 2.1 mln euro, u përket dy të huajve të inkrimimuar për lojëra fati

10 Qershor 2020, 12:41

Një pasuri me vlerë 2.1 milionë euro është vënë nën sekuestro preventive. Sipas Policisë së Shtetit, pasuria u përket dy shtetasve të huaj të inkriminuar në aktivitetin e lojërave e fatit. 

Në kuadër të operacionit të koduar "Asetet" u sekuestruan pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të personave, që sipas burimeve janë Hasan Lushi 50 vjeç, lindur në Junik të Kosovës dhe banues në Olten të Zvicrës dhe Ryszard Artur Szylak, 47 vjeç, lindur në Poloni dhe banues në Olten të Zvicrës.