Apeli i drejtuesit të policisë në Report TV: Rrezikojmë familjen e shoqërinë

3 Prill 2020, 13:15 | Përditesimi i fundit: 2020-04-03 15:24:29

TIRANË - Me një eksperiencë të gjatë në Policinë e Shtetit, por asnjëherë më parë në një situatë të tillë. Zëvendësdrejtor për Sigurinë Publike, Dhimitraq Ziu në një intervistë për gazetarin e Report Tv, Merin Maçi, bën dy apele të rëndësishme, ndaj kolegëve dhe vartësve të tij në uniformat blu dhe ndaj qytetarëve.

"Unë kam një eksperiencë të gjatë në radhët e policisë, por këtë situatë nuk e kam kaluar ndonjëherë në këtë gjendje. Edhe kolegëve dhe vartëse i them të zbatojnë rregullat e mbrojtjes pasi në shërbime të rëndësishme të rrezikshme jemi dëmtuar me gurë, dru, fishekzjarrë, por risku ka qenë personal, këtu është e rëndësishme sepse nëse marr virusin ja çoj familjes, shokut im, dhe është e rëndësishme.