Apeli i familjarëve në 'Pa Gjurmë', kthehet në atdhe trupi i pajetë i Levzat Buziut

18 Shkurt 2020, 18:32

Pas apelit të motrës në “Pa Gjurmë” kthehet në atdhe trupi i pajetë i Levzat Buziut, i humbur që prej dhjetorit të vitit 2019. 53-vjeçari Buziu kishte kryer vetëvrasje, në Malin e Zi në fillim të janarit të këtij viti. Autoritetet malazeze treguan se Buziu u gjet poshtë një ure, i pa jetë.