Apeli lë në burg Dorian Protoduarin dhe një tjetër, Balliu: Ata që vrasin dënohen më lehtë

4 Prill 2019, 14:36 | Përditesimi i fundit: 2019-04-04 15:56:05

Gjykata e Apelit ka caktuar masën e arrestit për protestuesit e shoqëruar me 16 Mars. Gjykata ka caktuar arrest me burg për Mariglen Docin dhe Dorjan Protoduarin. Ndërsa për Pal Dija, Gazmir Bekshiu, Aldi Spaho, Ermir Bruka dhe Emilajno Mustafa janë lënë në arrest shtëpie.

Ndërkohë Klajdi Poci, Denaldo Buzi, Eduart Buzi, Florjan Zeneli, Jeton Saphiu, Ali Bruci, Kenin Kastrati, Flamur Rraja, Edison Tahiri dhe Elidian Buzi u caktua masa detyrim paraqitje.

Familjarët e protestuesve bashkë me ish-deputetin demokrat Klevis Balliu kanë ankimuar vendimin e Gjykatës.Balliu tha se për ta nuk ka asnjë provë dhe se arrestimi i tyre bëhet për shkak se Rama i trembet protestuesve

"Njerëz të përfshirë edhe në vrasje janë lënë në masa arresti më të thjeshta se sa për këta protestues që nuk ka asnjë provë. Le të na tregojë një xham të thyer apo një polic të lënduar por nuk ka. Gjykata janë të Rilindjes. Sot na ka mbetur vetëm të vijë vetë Rama dhe të japë vendimet. Bandat e Shkodrës nuk guxon t'i shohë njeri në sy ndërsa protestuesit shoqërohen në burg. Ka vetëm një arsye pse protestuesit lihen në burg sepse terrorizojn ilegjimitetin e shtetit të Ramës. Nuk mund të rri pa thënë se këto gjyakata janë kthyer në politike dhe qesharake. Edi Rama dhe shokët e tij po mundohen të vijojnë misionin komunist. Në cilin vend tjetër do kishte shoqërime pa asnjë provë. Ai po kthehet në një barbar dhe nuk nga mbetet gjë tjetër veccse ta largojmë atë për të shpëtuar Dorianin dhe Mariglenin të cilët kanë ccjerrë fasadën e këtij. Minjtë e haleve të rilindjes duhet të trajtohen si mintë e hales ndërsa protestuesit janë luanë",  shkruan Balliu.