Apeli lë në burg Florenc Çapjan

2 Korrik 2019, 17:23 | Përditesimi: 2 Korrik 2019, 17:23

Gjykata e Apelit në Durrës ka lënë në masën e sigurisë arrest me burg Florenc Çapjen. Kjo gjykatë ka lënë në fuqi masën e sigurisë së vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan, vendimi i cili u apelua në gjykatën e Durrësit nga i pandehuri. 

Çapja nuk ishte i pranishëm në gjykatë, ndërsa u përfaqësua nga avokati i tij. Ai u arrestua pak ditë më parë në Elbasan, në super operacionin ‘Krasta’ në 14 Qershor. Ai akuzohet për tentative vrasjen e ish policit Fadil Mema, ngjarje e ndodhur 13 vite më parë në qytetin e Elbasanit.

b.ha./Shqiptarja.com