Apeli nga Milano i mjekut për shqiptarët: Rrini brenda e merrni frymë vete ose dilni dhe përfundoni në spital tub në gojë

18 Mars 2020, 18:41

"Mesazhi është që është më mirë të rrish në shtëpi dhe të marësh frymë me gojën dhe hundën tënde sesa të dalësh jashtë dhe të gjendesh në një spital me një tub në gojë. Kjo është imazhi më drastik që mund ti përcjellësh një personi. Është shumë e lehtë, por për disa është e vështirë se jo të gjithë kanë mundësi. Tani sikur dihet Lombardia po merr masa më të ashpra, pasi ka njerëz që dalin dhe bëjnë vrap.