Aplikim online për rindërtimin/ Ahmetaj: Nis më 29 janar, afat 30 ditë

26 Janar, 11:49

Ministri Ahmetaj ka dhënë detaje sa i përket procedurës së aplikimit për  të gjithë ata banorë që u janë dëmtuar banesat e tyre nga tërmeti i 26 nëntorit. Ai ka sqaruar se aplikimi do të nis të mërkurën, më datën 29 janar dhe do të zgjasë 30 ditë. Mes të tjerave, Ahmetaj, ministri i rindërtimit u ka dhënë "urdhër" të gjitë bashkive të prekura nga tërmeti që të hapin zyra për të pritur qytetarët, por detyrë e tyre është për të shkuar dhe për t'i gjetur ato dhe për të bërë aplikimin, duke qenë se ka banorë që jetojnë ende në cadra, apo që kanë humbur familjarët e tyre.

"Nga e mërkura do duhet të ketë në cdo bashki nga një zyrë, ku jo qytetarët duhet të vijnë tek ju, por të merrni qytetarët për të bërë aplikimin online. Platforma bazohet në vetë deklarimin e qytetarëve. Do të deklarojnë dëmet. Të gjitha Bashkitë do të dërgojnë tre persona që do trajnohen nesër në orën 11:00, procesin e aplikimit. Që të kenë të saktë zonën, sipërfaqen e banesës. Kryetari i njësisë administrative do e marrë me shkrim, njësia administrative e hedh online. Aty ku qytetari ju jep të drejtën të mblidhi dokumentacionin vetë, atëherë do ia merrni ju. Është detyra juaj. Kemi bërë një manual të detajuar.

Fillon vlerësimi dhe apelimi, brenda fazës së dytë. 30 ditë duhet të ketë mbaruar aplikimi me dosjet e shoqëruara. S'ka të bëjë të ketë akt pronësie. Çdo njëri nga ne ka një dokument të tillë në lidhje me pronësinë, përveç atyre që nuk kanë filluar procesin e legalizimit dhe s'kanë asnjë dokument. Në bazë të saj, do ta shikoni që dy janë programet kryesore. Rindërtimi, pallate dhe banesa private. Rikonstruksioni.

Kategori të tjera