Aplikimet do të nisin brenda muajit, Çuçi: 70% e fondeve të Skemës Kombëtare do të shkojnë për blegtorinë

25 Prill 2020, 13:17 | Përditesimi i fundit: 2020-04-25 15:16:37

Brenda muajit do të nisin aplikimet për skemën e mbështetjes së bujqësisë nga buxheti i shtetit. Bledi Çuçi, ministri i Bujqësisë, njoftoi se 70% të këtyre parave do të shkojnë për blegtorinë, ndërsa paratë do të shkojnë direkt në xhepat e fermerëve. Sakaq ministri sqaroi se aplikimet do të nisin brenda muajit.