Aplikimet për KQZ-në e re/ Bledar Skënderi kërkon rikthimin, aplikon për kryekomisionerin

17 Shtator 2020, 18:27

Këtë të enjte 8 kandidatë të tjerë kanë dorëzuar dokumentacionet përkatëse në Kuvend për të qenë pjesë e KQZ-së së riformatuar. Bledar Skënderi është anëtari i parë i KQZ-së aktuale që synon të rikthehet, këtë herë jo thjesht si anëtar por si kryekomisioner.

Ndërkohë, ka dorëzuar në Kuvend dokumentet edhe Helga Vukaj, ish-ministre teknike Financash e Partisë Demokratike në vitin 2017.