Aplikimet për në fakultetin e Filologjisë dhe Drejtësisë, dalin emrat e fituesve

29 Gusht 2019, 14:01 | Përditesimi: 29 Gusht 2019, 14:01

Fakulteti i Histori Filologjisë dhe Fakulteti I Drejtësisë, publikun listat me fituesit paraprak në një nga degët që ofrojnë këto fakultete.

Në fakultetin e Histori-Filologji në listën paraprake janë shpallur 705 maturantë fitues, të cilët kanë mundësi të regjistrohen në një nga 5 degët që ofron ky fakultet, nga data 2 deri më 15 shtator pranë sekretarisë së fakultetit.

Studentët duhet të kenë me vete një dokument identifikimi, fotokopjen e noterizuar të diplomës së Maturës Shtetërore ose dëftesën e pjekurisë së bashku me certifikatën e notave ose një dëftesë/diplomë tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njësuar në MASR. Po ashtu duhet dhe mandati i pagesës së tarifës së regjistrimit.

Ndërkohë fakulteti i Drejtësisë, publikoi në faqen zyrtare, listën e renditur të aplikantëve, ku 640 maturantë janë fitues të fazës së parë, për vitin akademik 2019-2020. Maturantët mund të kontrollojnë listat paraprake, për të parë nëse janë zgjedhur fitues në këtë fazë të parë të aplikimeve.

b.ha./Shqiptarja.com