Arabia Saudite, dronët sulmojnë rafineri dhe fusha naftëmbajtëse

14 Shtator, 13:20

Arabia Saudite ka pësuar sulmin më të keq në fushat e saj të naftës që prej fillimit të luftës në Jemen.

Dronë të armatosur kanë goditur sot në orë katër të mëngjesit, një nga qendrat më të rëndësishme në botë të përpunimit të naftës në Abqaiq, në afërsi të bregdetit në Gjirin Persik.

Flakët në depozitat e djegura mund të shiheshin nga milje larg, shoqëruar nga një seri shpërthimesh.

Menjëherë më pas, një tjetër dronë goditi fushën naftëmbajtëse të Kharais, dyqind kilometra larg, e cila është e aftë të përpunojë 1 milion fuçi në ditë dhe ka rreth  20 miliardë fuçi nafte rezervë.

Sulmet me drone nuk janë pretenduar nga askush deri më tani, por të dyshuarit më të mëdhenj janë rebelët e 'Houthi' nga Jemeni

Vitet e fundit, pas ndërhyrjes Saudite në luftën civile në muajin mars të vitit 2015, Houthi-s kanë kryer dhjetëra sulme me raketa dhe dronë mbi aeroporte, rafineri dhe bazat ushtarake në Arabinë Saudite.

Abqaiq ndodhet 60 kilometra larg qytetit kryesor Saudit në Gjirin Persik Dhahran. Ai është një rajon me një pakicë të fortë shiite. Sidoqoftë, nuk ka gjasa që kryengritësit të kenë drone të sofistikuara siç janë ato të përdorura për të goditur vendet e naftës, ndërsa 'Houthi' kanë zhvilluar flotën e tyre nga modelet iraniane. 

Këto ngjarje pritet të rrisin edhe më tej tensionet në Gjirin Persik, në mes të përplasjeve midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit. Në maj të këtij viti, Irani rrëzoi një avion amerikan dhe SHBA ishte në prag të nisjes së sulmeve ajrore ndaj këtij shteti.

Kategori të tjera