Arabia Saudite, pesë dënime me vdekje për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi

23 Dhjetor 2019, 13:19

Pesë persona u dënuan me vdekje në Arabinë Saudite për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në konsullatën Saudite në Stamboll në vitin 2018.

Gazetari saudit i Washington Post u pa për herë të fundit në publik kur ai hyri në konsullatën saudite në Stamboll në Turqi më 2 tetor.

Khashoggi, i cili u arratis një vit më parë nga Shtetet e Bashkuara për shkak të frikës së arrestimit të tij pas komenteve kritike të tij mbi princin Mohammed bin Salman, kishte hyrë në konsullatë të martën për të kërkuar dokumentet e nevojshme për divorcin.

E dashura e tij e priti atë për dhjetë orë përpara ndërtesës, pastaj thirri policinë. Agjentët menjëherë rrethuan ndërtesën dhe kontrolluan çdo dalje.

Mediat turke ishin të parat që hodhën dritë mbi vrasjen e tij dhe këmbëngulën që ai ishte vrarë brenda ambienteve të konsullatës.

Historia rriti tensionet midis Turqisë dhe Arabisë Saudite.

Presidenti amerikan, Donald Trump, atë kohë në një intervistë televizive tha se besonte që homologu i tij rus, Vladimir Putin, “ndoshta” ishte i përfshirë në vrasje.

Për zhdukjen e Khashoggi reagoi edhe Parlamenti Europian i cili kërkoi hetim ndërkombëtar ndërsa Kancelarja gjermane Angela Merkel pezulloi eksportin e armëve në Arabinë Saudite.