Pëllumbi: Shkrihet struktura drejtuese e PS-së në Shkodër

31 Tetor 2019, 10:18 | Përditesimi i fundit: 2019-10-31 14:07:27

SHKODER- Shkrihet struktura drejtuese e PS-së në Shkodër. Ka qenë kjo deklarata e deputeti Arben Pëllumbi, njëherazi koordinator i Shkodrës pas përfundimit të mbledhjes me dyer të mbyllura të PS e cila u shoqëruar me debate të forta. Ndërkohë mësohet se ditën e nesërme në orën 10:00, kryeministri Edi Rama do të mbledhë nesër në selinë e PS në Tiranë këshillin Drejtues të Rajonit të Veriut

Në një dalje për mediat pas përfundimit të mbledhjes Pëllumbi u shpreh se mbledhja e djeshme është drejtuar nga një grup që zëvendëson mungesën e atyre strukturave drejtuese që do duhet të menaxhonin procesin e zgjedhjeve duke pasur parasysh krizën politike të krijuar në këtë qark. Ai tha se presidenti Ilir Meta duhet të caktojë një datë për zgjedhje të parakohshme në Shkodër.Pëllumbi komentoi edhe deklarat e Bashës për zgjedhje të parakoshme duke i quajtur ato nje terheqje nga veprimet ekstreme dhe ultimatumet pasi e di shumë mirë që nuk mund të ketë zgjedhje pa një kod të ri elektoral me rekomandimet e OSBE-së. Ai u shpreh se pavarësisht kodit të ri, në klasën politike duhet instaluar kultura që humbësi të pranojë rezultatin dhe të lejojë fituesin të qeverisë.

Me vendim të Kryesisë së Partisë Socialiste është shkrirë struktura drejtuese e PS-së në Shkodër. Ky grup që kishim sot zëvendëson pikërisht mungesën e atyre strukturave drejtuese të partisë për të menaxhuar dhe koordinuar procesin e zgjedhjeve në PS. Në të gjitha Bashkitë e Vendit këtë proces e menaxhon kryetari partisë së bashkisë së bashku me asamblenë socialiste. Në Shkodër meqenëse nuk I kemi këto struktura sot kemi këtë grup nismëtar koordinatorësh dhe stafet që ata kanë zgjedhur pikërisht për të menaxhuar të gjithë kalendarin e zgjedhjeve në PS, përfshi edhe Bashkinë e Shkodrës.

    No videos found.